06:50 / 20.03.2024
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme
RTKlive
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Era do fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10-35 km/h.
"Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme në vlerat minimale, të cilat do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C", njofton Meteo Kosova.























