Kosova shënon Ditën Botërore të sindromës Down
BKT
Venera Xhoxhaj/ RTK
Kosovë

Kosova shënon Ditën Botërore të sindromës Down

Venera Xhoxhaj/ RTK

Me moton `Jepi fund Stereotipeve` Shoqata Down Syndrome Kosova shënon Ditën Botërore të sindromës Down si në çdo 21 Mars.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe presidenjta e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu kjo ngjarje miqësore ka bashkuar dhjetëra familje dhe udhëheqës të shoqatës ku janë theksuar sfidat dhe sukseset ndër vite të këtij komuniteti.

Fushata nën moton 'Jepi fund Stereotipeve' ka fokus promovimin e potencialit dhe realizimin e plotë të të drejtave të personave me sindromën Down.

Ne këtë aktivitet janë bashkuar edhe personalitete te larta shtetërore ndërsa ajo mbahet në qendrën e re te shoqatës në të cilën janë vendosur së fundmi për të zgjeruar shërbimet.

 


MË SHUME NGA Kosovë