Rama: Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung, hap dyert e bashkëpunimit
BKT
Kosovë

Rama: Binjakëzimi i Prishtinës me Kaohsiung, hap dyert e bashkëpunimit

E. Hoti / RTKlive

Prishtina dhe qyteti Kaohsiung i Tajvanit, kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht.

Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama dhe kryetarit të qytetit Kaohsiung, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

Këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.

Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. 

“Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë tajvanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve” – ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa, Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) ka bërë hapa konkretë duke nënshkruar marrëveshje me Institute for Information Industry (III) dhe Megabay.


MË SHUME NGA Kosovë