Shtylla rrezikon banorët në Prizren|VIDEO
BKT
Foto|RTK
Kosovë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren|VIDEO

Myrvete Axhami|RTK

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham" në Prizren.

Banorët thonë se janë ankuar vazhdimisht, por shtylla nuk po zhvendoset. Shtylla elektrike e vendosur shumë afër kësaj shtëpie banimi, ka ngjallur frikë tek banorët.

Drejtoresha për emergjenca dhe shpëtim në komunën e Prizrenit thotë për RTK se ky nuk është rasti i vetëm, por institucionet përgjegjëse nuk përgjigjen.

"Ne si drejtori i kemi dërguar KEDS-it e-mail, mirëpo asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje konkrete apo direkte në bazë të shkresave që i kemi bërë. Prap do ti drejtohem me një e-mell zyrtarë KEDS-it që të ndërmarrin masa derisa nuk është bërë vonë", tha Ramize Sinanaj Shala, drejtoreshë për emergjenca dhe shpëtim.

Zyrtari për marrëdhënie me publiken pranë KEDS-it Lulzim Krasniqi, përmes një përgjigjie me shkrim tha se ekipi përkatës i KED-sit do të dalë në vendin e ngjarjes dhe varësisht prej nevojave, KEDS do të veprojë

 

 


MË SHUME NGA Kosovë