Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur
BKT
Kosovë

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

A.B/ RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, njofton se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974.

I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

"Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes", njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës .


MË SHUME NGA Kosovë