Krasniqi: 24 Marsi 1998, datë krenarie e sublime e historisë sonë
M.Miftari/RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të Epopesë së Dukagjinit ka thënë se 24 marsi i vitit 1998, është ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së vendit tonë.
Ai në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar për heroizmin e Himë Haradinajt, Gazmend dhe Agron Mehmetajt, të cilët ranë heroikisht.
“Himë Haradinaj ishte vetëm 17 vjeç, kur bashkë me Gazmend dhe Agron Mehmetajn ranë heroikisht në “Epopenë e Dukagjinit” 26 vite më parë – duke u bërë simbole të guximit dhe vendosmërisë së UÇK-së në luftën tonë për liri. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve tanë.
























