14:52 / 25.03.2024
Krasniqi kujton të rënët për liri nga fshatrat e Rahovecit
A.B/RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Ksoovës (PDK), Memli Krasniqi tha se 25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat në fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.
“Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë. Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha, por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi. Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.























