Delegacioni i Asociacionit të Komunave në punimet e kongresit të KE-së
BKT
Kosovë

Delegacioni i Asociacionit të Komunave në punimet e kongresit të KE-së

V.Thaçi / RTKlive

Delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 46-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Pjesë e këtij delegacioni është Agim Aliu, kryetar i Asociacioni i Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, nënkryetar i AKK-së dhe Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së.

Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në këtë takim me rëndësi për pushtetin lokal në Evropë, delegacioni nga Kosova po merr pjesë në shumë seanca dhe punime të kongresit duke përfaqësuar pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës.

Delegacioni i pushtetit lokal të Republikës së Kosovës po merr pjesë në punimet e seancave si:

- Mjedisi: Çfarë përgjegjësie kanë autoritetet vendore?

- E drejta për ujë nën kërcënim: çfarë është në rrezik për territoret?

- Rajonet ndërkulturore: përqafimi i diversitetit,

- Eksodi i shërbimeve me interes të përgjithshëm nga rajonet periferike dhe rurale.

Poashtu delegacioni po marrë pjesë edhe në debatet e temave si: ‘Formimi i së ardhmes së demokracisë lokale dhe rajonale’ dhe ‘Përgjigjet lokale dhe rajonale ndaj krizave të mëdha: ndërmjet ndërhyrjeve emergjente dhe rindërtimit pas krizës’.

Në këtë takim Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës pasqyron monitorimin e aplikimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale të shteteve si Itali, Norvegji, Francë, Kroaci, Mali i Zi dhe Andorra.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg dhe përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë Kongres.


MË SHUME NGA Kosovë