Malishevë, dhjetë familje në nevojë bëhen me shtëpi
BKT
Kosovë

Malishevë, dhjetë familje në nevojë bëhen me shtëpi

Valjeta Shala/RTK

Në Komunën e Malishevës u përuruan dhjetë shtëpi të ndërtuara për familjet në nevojë.

Ndërtimi i dhjetë shtëpive është bërë në bashkëpunim në mes të Komunës së Malishevës dhe “Qatar Charity” nga Katari, zyra në Kosovë.

“Faleminderit shumë popullit të Katarit. Në emër të Komunës së Malishevës ju falënderoj. Është muaji i shenjtë dhe pikërisht në këtë muaj rriten kapacitete humane për të kontribuar. Në këtë muaj po i gëzoni edhe shtëpitë. Jam mirënjohës gjithë atyre që kanë bashkëpunuar në këtë ndihmë. Bashkëpunimi ynë me organizatën dhe popullin e Katarit është jashtëzakonisht i mirë”, theksoi kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kurse drejtor i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab uroi përfituesit.

“Falënderoj për bashkëpunim, në duam të ndajmë gëzimin me juve që sot po përfitoni”, ka thënë Dabab

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje për përfaqësuesit e organizatës.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë