13:06 / 02.04.2024
PDK: Personat me autizëm duhet të trajtohen pandashëm nga shoqëria
K.Kasumi / RTKlive
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ka thënë se personat me autizëm janë dhe duhet të trajtohen si pjesë aktive dhe e pandashme e shoqërisë.
PDK-ja thotë se është obligim moral dhe shoqëror i gjithsecilit t’ua garantojmë dhe mbrojmë këtë të drejtë.
“Secili hap për të ecur së bashku me nevojat dhe kërkesat e personave me autizëm është shumë i rëndësishëm”, thuhet në postimin e PDK-së.























