15:40 / 02.04.2024
Fahri Jashari emërohet drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Mitrovicë
M.P. / RTKlive
Komuna e Mitrovicës ka emëruar Fahri Jasharin drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.
“Kjo lëvizje e re në administratën publike do të ndikojë në menaxhimin e politikave dhe programeve që lidhen me kulturën, rininë dhe sportin në Mitrovicë”, ka njoftuar kjo komunë.
Ky vendim sipas njoftimit të komunës ka ardhur pas dorëheqjes për motive personale, të ish-drejtoreshës Valdete Idrizi nga radhët e PDK-së.























