07:02 / 03.04.2024
Moti sot, me diell dhe vranësira
RTKlive
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, këto të fundit pritet të jenë më të shtuara gjatë ditës, duke u bërë kryesisht vranët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 20 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-28 km/h.























