Në 43 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Sherif Frangu
BKT
Kosovë

Në 43 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Sherif Frangu

A.B| RTKlive

Sot në Sllatinë të Ulët të Vitisë është përkujtuar dëshmori Sherif Frangu, në 43 vjetorin e rënies.

Për të kujtuar jetën dhe veprën e tij, u bënë homazhe tek varri i dëshmorit në varrezat e fshatit Sllatinë, ku pos familjarëve dhe të afërmeve, kurora lulesh vendosen edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtor të drejtorive komunale, bashkëveprimtarë të tij, etj.

Dëshmori Sherif Frangu, u vra me 3 prill të vitit 1981, në demonstratat e organizuara në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kosovë