Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20 gradë
BKT
Kosovë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20 gradë

RTKlive

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 15-37 km/h.


MË SHUME NGA Kosovë