Fshati Bilinicë po bëhet me rrugë të reja
BKT
Kosovë

Fshati Bilinicë po bëhet me rrugë të reja

K.Kasumi/RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës në fshatrat e komunës së Gjilanit, tashmë janë duke u asfaltuar rrugët e fshatit Bilinicë. Totali i dhjetë rrugëve që janë duke u asfaltuar në këtë fshat është 2.3 km.

Më tutje në njoftim thuhet se kostoja e këtij projekti kap shumën prej 64 mijë e 678.92 eurosh.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Mentor Mihovcin, kanë parë nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve në këtë lokalitet.

"Po vazhdojmë investimet në infrastrukturën e fshatrave të harruara nga e kaluara", tha i pari i Gjilanit, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas tij, investime jo të pakta po bëhen nga fshatrat drejt qytetit, me qëllim të ngritjes së perspektivës edhe në fshatra.


MË SHUME NGA Kosovë