09:22 / 05.04.2024
Rama: 80% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me Termokosin
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes që ofron Termokos.
Ai ka thënë se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, zgjerim të rrjetit dhe përmirësim të aktualit aty ku ka nevojë .
“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se dedikimi i Kryeqytetit për ta zgjeruar shtrirjen e rrjetit të Termokos, e për të ofruar shërbime cilësore te banorët tanë dhe angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama në Facebook.























