Ka nisur regjistrimi i popullsisë në Gjakovë|Video
BKT
Kosovë

Ka nisur regjistrimi i popullsisë në Gjakovë|Video

Islam Haxhiu /RTK

Edhe në komunën e Gjakovës ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Përfshirja e dëmeve të luftës në pyetësorin e regjistrimit të popullsisë e rrit edhe më shumë rëndësinë e këtij projekti nacional, thonë qytetarët e Gjakovës.

"Shënimet të cilat do të grumbullohen do të jenë të mirëseardhura për ndërtimin e politikave të vendit, për hartimin gjegjësisht planifikimin e buxhetit dhe financave për investime, në anën tjetër këto shënime që përfshijnë edhe vendbanimin, shkollimin edhe punësimin do të jenë të mirëseardhura për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në anën tjetër dalim shumë ma serioz para investitorëve të huaj dhe kapitalit të jashtëm", tha Ruzhdi Sefa nga Shoqata e Intelektualëve "Jakova".

"Më vjen shumë mirë që në regjistrimin e popullsisë janë futur edhe dëmet e luftës, mirëpo për mua është me rendësi edhe futja e përkatësisë fetare. Shpresoj se kjo do të jetë shumë e rëndësishme që populli ynë ka për ta kuptuar se sa esenciale është kjo", tha Engjëll Lleshi.

E, në anën tjetër, zyrtarët e Agjencisë së Statistikave në Gjakovë nuk pranuan të flasin për procesin e regjistrimit, që nisi sot dhe do të përfundojë më 17 maj të këtij viti.

Ndryshe, në regjistrimin e fundit të popullsisë në komunën e Gjakovës janë regjistruar 94.556 banorë.


MË SHUME NGA Kosovë