Gruaja nga Lipjani dëbohet nga shtëpia, dërgohet në strehimore me dy fëmijë
BKT
Kosovë

Gruaja nga Lipjani dëbohet nga shtëpia, dërgohet në strehimore me dy fëmijë

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Lipjan ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia.

Viktima bashkë me dy fëmijë, pas largimit nga shtëpia është dërguar në strehimore.

Në raportin 24 orësh, policia ka theksuar se për rastin të cilin e ka cilësuar si “dhunë në familje” është njoftuar edhe prokurori.

 “DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë  05.04.2024 – 15:50.  Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kosovë