KRU Prishtina: Palët e treta po i dëmtojnë gypat e ujësjellësit
BKT
Kosovë

KRU Prishtina: Palët e treta po i dëmtojnë gypat e ujësjellësit

F.Sertolli / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, përmes një njoftimi ka reaguar duke thënë se palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit.

Në njoftim, thuhet se palët e treta gjatë punimeve të tyre dëmtuan gypin ‘Fi 250 mm’ në rrugën "Ali Vitia" në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Dukuri, pothuajse e përditshme. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU" Prishtina" janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartcekur”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Kosovë