Mbahet koncert `Për fëmijët e rënë për liri`
Valjeta Shala / RTK
Në prag të përvjetorit të masakrës së Poklekut dhe gjithë atyre që ranë për liri, në Drenas është mbajtur koncert dedikuar fëmijëve të rënë për liri.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke kërkuar drejtësi, tha se nuk harrohen asnjëherë vuajtjet e fëmijëve të rënë.
“Liria e Kosovës ishte ideal i gjeneratave të tëra. Ky koncert përkon me masakrat që ndodhen 25 vjet me parë. Përkulemi para gjithë atyre që ranë për liri ku pësuan pleq, gra e fëmijë. Drejtësia ende nuk ka vepruar për këto krime, ne nuk do t’i harrojmë asnjërerë vuajtjet e fëmijëve tanë. Në po punojmë që fëmijët sot të kenë të ardhme të ndritur”, u shpreh kryetari Lladrovci.
Koncerti është organizuar nga shkolla fillore “Halil Bajraktari” në bashkëpunim me shkollën “Ali Gashi” në Drenas.
Ndryshe gjatë luftës në Kosovë llogaritet se kanë rënë mbi 1 400 fëmijë.

























