PSD organizon aksion simbolik para qeverisë
BKT
Foto: Edina Avdiu / RTK
Kosovë

PSD organizon aksion simbolik para qeverisë

K. Kasumi / RTKlive

Partia Socialdemokrate ka organizur sot aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ky aksion është mbajtur në ditën kur një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli tha se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e grave në Kosovë.

“Përderisa kjo qeveri dhe presidentja po defilojnë nëpër samite të paqes, duke i kallëzuar botës se çka është paqja e duke kompozuar këngë, një jetë paralele ku gratë po përballen me plumba është duke ndodhur në Kosovë. Ky është treguesi më i qartë që performancat e simbolikat e Qeverisë dhe të Presidencës nuk ua kanë ndërruar jetën grave. Ato janë vrarë më të madhe në vitet ‘60. Gratë po vriten edhe sot në vitin 2024”, tha aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Donjeta Demolli.

Ajo theksoi se shteti e ka obligim, e ka përgjegjësi ekskluzive mbrojten e jetës së grave dhe parandalimin e dhunës.

Në shenjë simbolike aktivistë të kësaj partie kanë vendosur një plumb në hyrje të objektit të Qeverisë.

“Ne sot e kemi sjell një plumb sepse plumbi shënon çastim e fundit me të cilin është përballur një grua e vrarë në Kosovë”, tha Demolli

 


MË SHUME NGA Kosovë