Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetje për nënat lehona
BKT
Kosovë

Komuna e Gjilanit vazhdon mbështetje për nënat lehona

K. Kasumi / RTKlive

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se për herë të dytë ka vendosur të mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat. Sipas tij, kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.

“100 euro për lindjen e parë, për lindjen e dytë 200 euro, lindjen e tretë 300 euro, lindja e katërt me nga 400 euro, për lindjen e pestë 500 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

"Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024", tha kryetari Hyseni.

Doruntina Hasani, drejtoreshë për Shëndetësi e Mirëqenies Sociale, thotë se ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.

"Kemi vendosur të subvencionojmë me nga 100 euro çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri më 31 dhjetor", tha Hasani, thuhet tutje në njoftim.

Drejtoresha bën thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona, banore të komunës së Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë