Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë
BKT
Kosovë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë

RTKlive

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Dukagjinit mund të sjellin riga shiu, në viset e larta reshje të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë kryesisht nga pjesa veriperëndimore me shpejtësi 1-5m/s.


MË SHUME NGA Kosovë