Haradinaj: Bashkë të angazhohemi për mjedis të pastër
BKT
Kosovë

Haradinaj: Bashkë të angazhohemi për mjedis të pastër

K. Kasumi / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ka kërkuar angazhim të përbashkët për një mjedis të pastër.

Ai ka shtuar se Dita e Tokës na kujton rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojmë.

“Të angazhohemi bashkërisht për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë. Ta ruajmë bukurinë e atdheut tonë”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë