11:44 / 23.04.2024
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
I.Haxhiu/RTK
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë në kujtim të të rënëve në prillin e vitit 1998.
Haradinaj ka thënë se ata ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që i ndante shqiptarët.
"Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri ", ka thënë Haradinaj.























