13:37 / 24.04.2024
Rama: Transformimi i Prishtinës po vazhdon
K. Kasumi / RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tashmë është në fazën e prokurimit.
Ai ka bërë me dije se ky tunel do ta shkarkojë komunikacionin në qendër të Prishtinës dhe se do ta ndërlidhë Prishtinën e vjetër me sheshet e kryeqytetit e deri te Katedralja.
“Ky tunel transformues do ta shkarkojë komunikacionin në qendër të kryeqytetit dhe do ta ndërlidhë Prishtinën e Vjetër me sheshet ‘Ibrahim Rugova’, ‘Skënderbeu’, ‘Zahir Pajaziti’, ‘Xhorxh Bush’ e deri te Katedralja”, ka thënë i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai është shprehur se në këtë mënyrë po krijojnë hapësira për këmbësorë, gjelbërim dhe jetë më të shëndetshme për qytetarët.























