Deçani fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar
BKT
Kosovë

Deçani fiton të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar

K. Kasumi / RTKlive

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar.

Ai ka bërë me dije se çdo ditë e më shumë po arrijnë atë që kanë ëndërruar.

“Në bazë të Vendimit nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) nr. 10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL”, thekson Ramosaj.


MË SHUME NGA Kosovë