I jepet lamtumira e fundit punëtorit shumëvjeçar të RTK-së Bardhyl Bekteshi
Zenel Hajrizi
Është varrosur në vendin e tij të lindjes në Podujevë, Bardhyl Bekteshi punonjës shumëvjeçar i RTK-së dhe ish RTP-së, i cili vdiq të enjten pas një sëmundjeje.
Qytetar, familjar , miq dhe kolegë, i dhanë nderimet e fundit Bardhyl Bekteshit, punonjës i ish RTP-së dhe RTK-së
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj tha se Bardhyl Bekteshi me profesionalizmin dhe devotshmërinë, i kontribuoi kauzës kombëtare dhe shtetërore.
“Për gjithë ne kjo është një ndarje e parakohshme për një profesionist të vërtetë i cili me vite të tëra ka kontribuar për RTK-në por jo vetëm, edhe për RTP, dhe ndarja është dhe më e rëndë që kemi të bëjmë për një profesionist që ka qenë i jshtëzakkonshëm në punën që ka bërë, ka lënë gjurmë të pa shlyeshme”, Ahmetxhekaj .
Kolegu Mon Beqiri tha se Bardhu, me krijimtari të pashoqe artistike dhe vizion të qartë ishte i pashembullt.
“Iku një prej njerëzve të cilët do t’i mungojnë filmit, do t’i mungojë montazhit do t’i mungojë televizionit, por mbi të gjitha ishte njerëzor ishte i dashur dhe i hareshëm dhe do ta kujtojmë të tillë për jetë e mot”, u shpreh Beqiri.
Familjarët thanë se falë përkushtimit për të shpërfaqë sfidat e popullit shqiptar përmes krijimtarisë artistike televizive, Bardhyli është i të gjithëve.
“Për neve familjarët sot është një ditë pikëllimi, por jo vetëm për neve por për të gjithë ata bashkëveprimtar të Bardhylit. Ai i ka kakuar kornizat e familjes, Bardhyli i takon krejt popullit”, tha Fehmi Blakqori, familjar
Vepra dhe kolegialiteti i Bardhyl Bekteshit do të mbetet e pashlyer jo vetëm për familjen dhe punonjësit në mediumin publik RTK por edhe për të gjithë ata që e njohën.























