18:27 / 27.04.2024
Fillon zgjerimi i rrjetit të Termkosit në lagjen Arbëri
B. H. | RTKlive
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se këtë fundjavë ka filluar zgjerimi i rrjetit të Termokosit edhe në lagjen Arbëri.
“Prishtina po transformohet! Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit, filluam me punimet në zgjerimin e rrjetit! Këtë vikend vazhduam në Arbëri! Në javët e ardhshme, vazhdojmë me implementimin e planit aksional, përmes së cilit synojmë zgjerimin e mëtejmë të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit! Termokosi, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka shkruar Rama në Facebook.























