Zbulohen bustet e katër dëshmorëve Fazliu në Prekaz të Skënderajt
BKT
Kosovë

Zbulohen bustet e katër dëshmorëve Fazliu në Prekaz të Skënderajt

Fatos Cërvadiku/RTK

Në Prekaz të Epërm të Skenderajt, u zbuluan bustet e 4 dëshmorëve, Ali, Shaqir, Musli e Muhamet Fazliu. Të pranishëm ishin familjarë, të afërm dhe zyrtarë të komunës. Folësit në këtë tubim vlerësuan lart kontributin e kësaj familjeje për lirinë e vendit.

Me pjesëmarrje të familjareve, kryetarit të komunës së Skenderajt Fadil Nura, të Ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, nënkryetarit Sami Lushtaku, familje të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, në Prekaz të epërm, u organizua ceremonia e zbulimit të busteve të dëshmorëve: Ali, Shaqir, Musli dhe Muhamet Fazliut.

“Komuna si institucion publik, do të jetë krah këtyre vlerave të historisë tonë kombëtare dhe do të bashkërrugëtojmë, duke kujtuar të kaluarën, që brezat e ardhshëm  të kujtojnë se liria është pjesë e sakrificës së familjeve të tilla siç është familja e Ali Fazliut”, deklaroi Fadil Nura, kryetar i Skenderajt.

Në këtë ceremoni ishte edhe Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta.

“Kur vendosim shenjat e kujtesës historike, qëndrojmë mirë, ecim në rrugën e atdhetarëve, në këtë rast siç ishte luftëtari i hershëm Ali Fazlia.

Ndërsa Ali Fazliu i ri tha se falë gjakut të dëshmorëve Kosova është e lirë.

“Dëshmorët e luftës, le të iu shërbejnë gjeneratave që vijnë se lirinë nuk na ka falë askush, por e kemi fituar me gjakun e dëshmorëve, ku edhe kanë rënë për lirinë, çlirim dhe bashkim kombëtar”, tha ai.

Pas pjesës së fjalimeve, para kullës së familjes, u bë edhe zbulimi i busteve të katër dëshmorëve të familjes Fazliu.


MË SHUME NGA Kosovë