22:23 / 01.05.2024
Ferizaj përkujton dhe nderon ish-kameramanin Isak Ilazi
D.Ramadani/RTK
Për nder të kameramanit Isak Ilazi, i cili vdiq në shkurt të viti 2022, në Ferizaj u shfaq filmi dokumentar në të cilin u paraqit jeta dhe vepra e tij.
Familjarë, bashkëpunëtorë dhe ish-kolegë të tij të punës, paraqitën kujtimet për të ndjerin Isak Ilazi, i cili punoi nga viti 1980 edhe në RTP.
Nga vitet 90-ta, pas përjashtimit nga puna, i ndjeri xhiroi privatisht të gjitha ngjarjet e asaj kohe, kulturore e sportive. Me të përfunduar lufta ishte angazhuar në mediet lokale në Ferizaj.Për nder të kameramanit Isak Ilazi, në Ferizaj u shfaq dokumentari për veprën e tij























