Hapet dyqani social në Prishtinë, qytetarët furnizohen me produkte falas
BKT
Kosovë

Hapet dyqani social në Prishtinë, qytetarët furnizohen me produkte falas

E. Hoti / RTKlive

Është hapur të premten dyqani i parë social në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai tha se qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.

“Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me Shoqata Humanitare Bëmirëse Bereqeti, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë