Haradinaj: Gjakova është shndërruar në vend atraktiv për bizneset
BKT
Kosovë

Haradinaj: Gjakova është shndërruar në vend atraktiv për bizneset

K . Kasumi / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën. Ai është pritur nga i kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini. I pari i AAK-së ka thënë se Gjakova është shndërruar në vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët.

Tutje ai ka thënë se qeverisja e Ardian Gjinit është model se si punohet për zhvillimin e vendit.

"Kryetari Ardian Gjini, me qeverisjen në Gjakovë, është model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore, duke u ofruar qytetarëve infrastrukturë dhe projekte të rëndësishme që i kanë dhënë hov zhvillimit të Gjakovës. Gjatë vizitës në këtë komunë pamë nga afër punimet në Lumin Krena, projekt që ka zgjidhur jo vetëm problemin me ujërat e zeza, por është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët", ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se Gjakova është vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar.

"Po ashtu, bashkë me kryetarin Gjini u pritëm ngrohtësisht nga Shejh Ruzhdi Shehu në Teqenë Shejh Eminit, një vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar", ka theksuar Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë