Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
M.Sh/RTKlive
Moti gjatë vikendit në Kosovë do të jetë me vranësira e me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Të dielën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri po ashtu njofton se të shtunën moti do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë si dhe kryesisht zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27gradë Celsius në Tiranë.























