Ngjarjet e datës 13 maj
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 13 maj

RTKlive

Ngjarjet e datës 13 maj 2024.

Mbahet ceremonia e nisjes së projektit të përbashkët i Kryeqytetit Prishtinë për ripyllëzim. (Prishtinë, Parku i Arinjve, ora  09:00)

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencë për media mbi ecurinë e punës gjatë Javës së gjashtë në terren për regjistrimin e popullsisë. (ASK, Prishtinë, ora 10:00)

Organizohet ngjarja “Promovimi i Udhëzimeve për “Safer to School” e organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe autoritetet sllovene, ku do të marrin pjesë Arbërie Nagavci , Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hysen Durmishi , Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës etj. (Prishtinë, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takim pune me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. ( Prishtinë, ora 18:30)


MË SHUME NGA Kosovë