‘Termokos’-i përmirëson cilësinë e ngrohjes në Gjinekologji
BKT
Kosovë

‘Termokos’-i përmirëson cilësinë e ngrohjes në Gjinekologji

K. Kasumi / RTKlive

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani ka bërë të ditur se ngrohtorja e qytetit “Termokos”, do të zgjerojë ngritjen e cilësisë së shërbimit në Klinikën e Gjinekologjisë.

Ai ka theksuar se ka filluar instalimi i tubacionit te paraizoluar termik, i cili do të ngris cilësinë e ngrohjes për Klinikën e Gjinekologjisë brenda QKUK-së.

“Vazhduam me implementimin e planit aksional, përmes së cilit synojmë zgjërimin e mëtejm të rrjetit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit! Sot, filluam instalimin e tubacionit te paraizoluar termik, i cili do të ngris ciësinë e ngrohjes për Klinikën e Gjinekologjisë, brenda QKUK”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Kosovë