Bizneset shqiptare nga Turqia të gatshme të investojnë në Gjilan
BKT
Kosovë

Bizneset shqiptare nga Turqia të gatshme të investojnë në Gjilan

Adea Mustafa /RTKlive

Komuna e Gjilani ka njoftuar që bizneset shqiptare nga Turqia janë shprehur të gatshme të investojnë në Gjilan.

Bëhet e ditur se Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, i ftoi bizneset shqiptare e turke që të vijnë e investojnë në  Anamoravë.

"Prioritet i kryetarit Hyseni dhe komunës është zhvillimi ekonomik. Kemi politika tërheqëse lokale për thithjen e investimeve. Pas përfundimit të procedurave do të bëhet edhe Zona Ekonomike, ku bizneset  do të kenë të gjithë infrastrukturën adekuate", tha Morina Bunjaku, njofton zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Ndërsa, Gokhan Biçen, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Turqi, tha se janë të interesuar për investime në fushën e prodhimit në komunën e Gjilanit.

“Kanë ardhur  rreth 20 përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Turqia me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, u shpreh Biçen.


MË SHUME NGA Kosovë