MPB pas reshjeve të shiut: Situata është nën kontroll
BKT
Kosovë

MPB pas reshjeve të shiut: Situata është nën kontroll

G.K/RTKlive

Pas situatës me reshjet e shiut në kryeqytet dhe vërshimeve në disa zona, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka deklruar se situata është nën kontroll.

Në një komunikatë për media MPB-ja njoftoi se zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, zëvendësuesi i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Abdullahun dhe Kryeinspektori për Menaxhimin e Emergjencave, Kastriot Lajqi, kanë dalë në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

"Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë.

Ai po ashtu falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar", thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kosovë