Ambasadori i Britanisë Hargreaves viziton Podujevën
V.Th. /RTKlive
Ambasadori i Britanisë në Kosovë Jonathan Hargreaves ka vizituar Komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit nga Komuna gjatë vizitës kryetari Bulliqi së bashku me nënkryetaren Marigona Lahu dhe drejtorët komunal kanë informuar ambasadorin Hargreaves për karakteristikat e Komunës, projektet të cilat janë duke u zhvilluar gjatë kësaj periudhe si; Zona Industriale, Stacioni i Autobusëve, Urgjenca e qytetit, Qendra Multifunksionale, shkolla në disa fshatra dhe çerdhet.
Po ashtu ata vizituan edhe shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi nga paramiltarët serbë.
Bulliqi falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën në komunën e Podujevës, kontributin e jashtëzakonshëm të Britanisë së Madhe në luftën e Kosovës si dhe ndihmën e vazhdueshme të Britanisë në shtetndërtimin e Kosovës.























