Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunimin me FSK-në
BKT
Kosovë

Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunimin me FSK-në

K. Kasumi / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Ministri Maqedonci ka bërë me dije se Ulutasin e ka falënderuar për bashkëpunimin me FSK-në.

“Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit”, ka shkruar Maqedonci në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se gjeneralmajor Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.


MË SHUME NGA Kosovë