Szunyogu dhe Elezaj flasin për planet dhe prioritetet e komunës
BKT
Kosovë

Szunyogu dhe Elezaj flasin për planet dhe prioritetet e komunës

V.Th. RTKlive

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, e ka vizituar komunën e Klinës, ku u takua me kryetarin, Zenun Elezajn.

Szunyog njofton se me Elezajn kanë folur për planet dhe prioritetet e komunës, e në veçanti në sektorin e shëndetësisë.

“E përgëzoj për performancën dhe transparencën e buxhetit. Gjithashtu, e inkurajojë për më shumë fokus në pjesëmarrjen e grave në nivel lokal”, ka shkruar Szunyog në 'X' .


MË SHUME NGA Kosovë