Osmani uron fëmijët për 1 Qershor, takon djalin e heroit Afrim Bunjaku
BKT
Kosovë

Osmani uron fëmijët për 1 Qershor, takon djalin e heroit Afrim Bunjaku

M.Sh/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një bashkëbisedim, siç e qua ajo, ndryshe me libra, ka takuar edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku, rreshteri i Policisë së Kosovës që u vra në Banjskë disa muaj më parë.

Ajo me këtë rast në rrjetin social Facebook ka uruar fëmijët për festën e tyre.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.  Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sot në sheshet e kryeqytetit, po shënohet Dita e Fëmijëve me aktivitete të ndryshme organizuar nga Komuna e Prishtinës, por edhe organizata që merrem me mbrojtjen e fëmijëve.


MË SHUME NGA Kosovë