Qeveria shton përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve|Video
Arbana Hajredinaj/RTK
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve ka mbajtur takim me rastin e Ditës së Fëmijëve. Me këtë rast u lansua platforma për të Drejtat e Fëmijëve dhe u aprovua Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve sot në ditën e tyre lansoi Platformën për të Drejtat e Fëmijëve. Gjithashtu u aprovua edhe raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe u diskutua rreth jetësimit të të drejtave të fëmijëve.
“Si qeveri e Kosovës ne jemi fokusua në zbatim të legjislacionit sidomos për ligjin për mbrojtjen e fëmijës duke përshpejtuar nxjerrjen e akteve nënligjore të këtij ligji që është ana kyçe e zbatimit të ligjit”, tha Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë.
Kurse, zvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka theksuar se Ministria e Arsimit vitin e kaluar shpalli publikisht politikën për mbrojtjen e fëmijës, dokument ky i mbështetur në Konventën për të drejtat e njeriut, në Kushtetutën e Kosovës, në Legjislacionin për Arsim, në Legjislacionin për mbrojtjen e fëmijës si dhe në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe evropiane.
Ndërsa, përfaqësuesit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, thonë se kanë shumë sfida.
“Në jetën time kam shumë sfida edhe takoj fëmijë me sfida nga më të ndryshmet. Disa prej tyre i përjetoj edhe unë. Unë kam aftësi të kufizuara dhe shpesh herë diskriminohem për shkak të kësaj”. Ka thënë Asra Gërbershi, përfaqësuese e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin S. Fisher, e ka përshëndet lasimin e platformës, e cila sipas tij, do të ofrojë një situatë të të gjithë fëmijëve në Kosovë.
“Kjo platformë, përveç kësaj, harmonizon të dhënat dhe lehtëson krijimin e politikave. Për këtë qëllim, platforma ofron të dhëna dhe është indikator kyç për të drejtat e fëmijëve në Kosovë”, ka thënë ai.
Kjo platformë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.























