22:43 / 03.06.2024
Drejtori i fabrikës së dronëve ushtarakë falënderon Kurtin për vizitën
A.B| RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga drejtori ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.
Drejtori Haluk Bayraktar ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën. “Jemi të nderuar me izitën tuaj. Teknologjia jonë e avancuar forcon aftësitë tona mbrojtëse dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale. Së bashku, ne do të punojmë për mbrojtjen e paqes dhe për të nxitur partneritete të qëndrueshme”, ka shkruar ai në ‘X’.























