15:17 / 04.06.2024
Rohde: Gjermania e emocionuar për Javën e Krenarisë
M.P. / RTKlive
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka shprehur përkrahjen e Gjermanisë për nisjen e Javës së Krenarisë në Prishtinë.
“Gjermania është e emocionuar që Java e Krenarisë së LGBTQI+ ka filluar më në fund. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut. Ato nuk duhet të negociohen, ato duhet të zbatohen”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka përgëzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe deputeten Mimoza Kusari – Lila për fjalimet e tyre gjatë ceremonisë së kësaj jave.
























