Vazhdojnë punimet në ndërtimin e aneksit të Shkollës “Naim Frashëri"
BKT
Kosovë

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e aneksit të Shkollës “Naim Frashëri"

V.Th /RTKlive

Komuna e Podujevës njofton se me intensitet të lartë po vazhdojnë punimet në ndërtimin e aneksit të Shkollës “Naim Frashëri”

Sipas njoftimit shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në qytet po i shtohen edhe katër dhoma të reja mësimi.

"Punimet në ndërtimin e këtij ankesi po vazhdojnë me intensitet të lartë, ku deri më 1 shtator pritet të jenë gati për mësim", thuhet në njoftim.

Për shkak të mungesës së hapësirës, në këtë objekt shkollor tash për tash mësimi është duke u zhvilluar me tri ndërrime, ndërkohë që me ndërtimin e këtij aneksi, po krijohen hapësira të reja që e mundësojnë zhvillimin e mësimit me vetëm dy ndërrime.

Komuna po ashtu njofton se krahas këtij projekti që financohet me buxhet komunal, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke e ndërtuar edhe sallën e re të sporteve për këtë shkollë, ku do të mundësohen kushte shumë më të mira për nxënësit dhe stafin për realizimin e orëve të edukatës sportive.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kosovë