07:01 / 07.06.2024
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat shënojnë rritje
RTKlive
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTLlive.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.























