Kaçaniku më 11 qershor shënon 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit
BKT
Kosovë

Kaçaniku më 11 qershor shënon 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit

RTKlive

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës Besim Ilazi, me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut, do të organizohen shumë aktivitete në shënim të kësaj dite historike.

Me 11 Qershor, nga ora 9:00, do të mbahet seancë solemne e Kuvendit Komunal të Kaçanikut. Nga ora 10:00 -do të bëhen homazhe tek Varrezat e dëshmorëve dhe tek Bustet dhe Përmendoret e Dëshmorëve dhe Heronjve të komunës.

Kurse nga ora 10:40, bahet aktivitet sportiv me moton: “ Vrapi i Lirisë”

Ndërkaq nga ora 11:00, do të shpaloset murali me motive nga Kushtetuta e Kaçanikut, ndërsa nga ora 11:15, hapet ekspozitë “ Bukuritë Natyrore të Komunës së Kaçanikut”.

Komuna po ashtu do të mbajë Akademi Festive, e cila fillon nga ora 11:30. Akademia mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” .

Po ashtu në shënim të kësaj dite nga ora 16:00, mbahet turnir në Ping- Pong .

Komuna njofton se nga ora 17:00, bëhet përurimi i Sheshit të Qytetit dhe defileu i SHAKA-ve, kurse nga ora 18:00 mbahet Nata Finale e Festivalit të SHAKA-ve “ Kaçaniku 2024” .

Kaçaniku është një nga qytetet e para që shënon ditën e çlirimit. Trupa e para britanike ishin ato që së pari kishin hyrë në Kaçanik.


MË SHUME NGA Kosovë