Vdes në vend pune nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri
BKT
Kosovë

Vdes në vend pune nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri

M.P. / RTKlive

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar për vdekjen në vend pune të nënoficerit, rreshterit të parë Muhamet Beqirit.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak në vendin e tij të punës ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në njoftim theksohet se edhe pas shumë përpjekjeve të mjekëve në Ferizaj dhe QKUK, pjesëtari i FSK-së nuk ka arritur t'i shpëtojë këtij sulmi kardiak.


MË SHUME NGA Kosovë