17:18 / 20.06.2024
Bordi i drejtorëve të BERZh viziton Komunën e Prishtinës
V.Th. /RTKlive
Kryetari i Prishtinës Perparim Rama, njofton se sot bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, kanë mirëpritur anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh, përfaqësues nga Evropa , Amerika , Azia dhe Afrika.
Rama ka thënë se kanë diskutuar për reformat në "Trafikun Urban" dhe planet për transformimin e kryeqytetit.
“Falënderuam BERZh për përkrahjen dhe diskutuam për bashkëpunim për projektet e ardhshme në Prishtinë. Pas takimit, vizituam ndërmarrjen publike Trafiku Urban Prishtinë, ku u njohëm nga afër me punën dhe planet për reformimin e transportit publik në Prishtinë”, ka shkruar Rama në faqen zyrtare të tij në rrjetin social Facebook.























